Shkruan: Fehmi Rama
Lideri dhe elita politike për të arrit piedestale të larta, duhet të shquhen për politikat inkorporuese dhe jo përjashtuese. Elita politike kosovare ka filluar të pranojë mendimin ndryshe, me herët por dhe tash ka qenë shumë më e shfaqur dukuria se mendimi ndryshe dhe kërkesat për të ndërmarr ndonje veprim politik, kanë shpier në targetimin e “tradhetarit të subjektit politik”. Lideri i partisë më të madhe në vend, në zgjedhjet e jazhtakonshme në Drenas ka vepruar për mrekulli duke ndërtuar ura të bashkimit.
Aftësia për të rrit elektoratin si dhe për të lidh koalicione, aftësit menaxhuese dhe motivuese duke krijuar miqësi për një qëllim si dhe ndërtimi i bazave të qëndrueshme për krijimin e raportëve dhe lidhjëve e mbajnë në këmb liderin dhe eliten politike.
“Lidershipi dhe të mesuarit janë të pandashëm nga njeri-tjetri” thuhet në fjalimin e përgaditur nga J.F. Kennedy me 22 Nëntor 1963, të cilin nuk mundi të lexojë fatkeqëisht.
Lideri duhet të ketë aftësi për të vlersuar vetën e tij, dhe efektet që mund të ketë tek të tjerët. Ruajtia e balancit dhe vetëpërmbajtia është virtyt i liderit, që mund të kontrollojë dhe japë drejtim pozitiv politikbërjës. Besueshmëria, integriteti, motivimi, guximi për të operuar me të panjohurën dhe të dyshimtën, të qenit i hapur për të ndryshuar, e bëjnë njeriun të ketë atribute prej një lideri të vertetë.