Vdekja e papritur Samir Rrecit nga fshati Llaushë e Skenderajt në moshën 26 vjeçare, ishte pikëlluese jo vetëm për familjen por edhe më gjerë.
Ndarja nga jeta e Samir Rrecit ishte edhe më pikëlluese, pasi nuk arriti të realizoj ëndrrën e tij të martohej më të fejuarën e tij, sepse pikërisht para një muaji ai ishte fejuar, ku ëndërronte të martohej e të krijonte familjen e tij, tranmseton Drenica Press.
Shoqëria që e njohën Samirin mbajnë mend si një djalë të thjeshtë e punëtor, i buzëqeshur e i respektuar.
Njëri nga shokët e tij, Lulëzim Berisha ka shkruar edhe një poezi për të.
E more Avin more vëlla,
Rrugët ndërmjet teje dhe meje sot janë nda.
Kur vin miq mem viztu
Thuj te vorri Samir u shku.
Amanet nuses time, me ja la thuj,
Dashuria jon kaq ish ka.
Ma mirë ka qenë mos mu feju.
Si vorrin ti mem vizitu.
E te vorri mum vizitu vetëm mu
Mem kujtu, dij që unë të kam dashuru.
Darsum pritum për me ba,
Por vdekja kështu ish kanë.
A moj nënë e mjera nënë,
Per ty dhimbja është shumë e randë.
Ishe në pritje për mem martu
Por jeta kështu ish kanë.
O Avni more vëlla, shko te motrat për mi pa.
Për mi pa mi vizitu, thuj atyre që shumë i du.
A moj motra nuk muj me ardh
me ju vizitu
po unē gjithmon juve ju du.
Për nënen e motrat e mia, unë u fejova,
Po nusen te shëpia nuk muj e mora .
Nuk munda me marr , nuk munda në shëpi me pru ,
nēnes punët me ja letëhësu.
Kështu jeta qenka shkru unë me vdek,
Ju mos men harru.
Kur të ju merr malli për mu,
Ejani te varri mem vizitu!