BallinaLajmeShtabit i PDK-së në Drenas: Lladrovci fiton pa balotazh

Shtabit i PDK-së në Drenas: Lladrovci fiton pa balotazh

Të ngjajshme

Hamza uron qytetarët për Fitër Bajramin, viziton myftiun Naim Tërnava

Kryetari i Partisë Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me...

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Në selinë e PDK-së në Drenas janë mbledhur shumë simpatizantë të cilët po presin rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë.

Zëdhënësi i shtabit të PDK-së në Drenas, Betim Berisha në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se në PDK mbizotëron një frymë pozitive për fitore.

“Dita e sotme ishte e mirë, me diell, falënderoj qytetarët që kanë treguar pjekuri. Procesi ka përfunduar pa asnjë incident, duke mos lënë anash incidentet e vogla që kanë qenë të lokalizuara”.

Ai ka thënë se rezultatet e para që vijnë nga terreni tregojnë për një rezultat të fitores së bindshme të kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.

“Simpatizantët e PDK-së janë më të devotshmit në Drenas, në orën 21:00 do të dalin rezultatet për fitoren tonë. Lladrovci është në seli duke pritur, dhe është shumë i relaksuar”.

“Unë besoj se ashtu si kanë festuar herët tjera, do të festojnë edhe sot simpatizantët e PDK-së”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz