back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, DnV raporton për shkeljet tregon përgatitjet për vëzhgim të zgjedhjeve në...

Drenas, DnV raporton për shkeljet tregon përgatitjet për vëzhgim të zgjedhjeve në Drenas

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), e përbërë nga 10 organizata anëtare dhe 38 organizata të tjera partnere, thotë se ka përfunduar të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit.
DnV do të jetë koalicioni më i madh vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve në Drenas, me 99 vëzhgues të akredituar, 4 ekipe lëvizëse në teren, 8 vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe staf mbështetës të cilët do të përkujdesen për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
Që nga hapja e fushatës zgjedhore, DnV ka përcjellë tubimet e kandidatëve, takimet me grupet e interesit dhe vizitat e tyre në shtëpi private. DnV ka takuar të gjithë kandidatët që janë në garë për t’u informuar me ecurinë e fushatës, si dhe ka zhvilluar takime me zyrtarë të KQZ-së dhe KKZ-së për të njohur më afër me përgatitjet lidhur me organizimin e zgjedhjeve.
Përkundër afateve zyrtare që KQZ ka përcaktuar për fillimin e fushatës, kandidatët kishin filluar të bëjnë fushatë shumë më herët dhe kjo për shkak që korniza ligjore nuk përcakton sanksione. Rrjedhimisht rregullimi i sanksioneve duhet medoemos të adresohet në reformën zgjedhore.
DnV vlerëson se fushata zgjedhore ka qenë e qetë dhe nuk janë shënuar incidente serioze të cilat do të mund të dëmtonin mbarëvajtjen e saj, ndonëse ka pasur parregullsi të cilat janë identifikuar nga ekipet tona në terren, e që përfshijnë: Përdorimin e fëmijëve në fushatë zgjedhore, madje në raste të caktuara edhe në mënyrë të organizuar; Shfrytëzimin e veturave zyrtare për qëllime partiake dhe prani të shërbyesve civilë në tubime; Vendosjen e materialeve propaganduese të kandidatëve në shenja të komunikacionit, shtylla elektrike, hapësira publike të cilat nuk janë të destinuara për këtë qëllim; Në raste të caktuara gjuha e përdorur ka qenë ofenduese për kundër kandidatët; Si rezultat i këtyre shkeljeve të rregullave të fushatës zgjedhore, DnV ka dorëzuar dy ankesat e para në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ndaj dy subjekteve të ndryshme politike. Edhe gjatë ditës së zgjedhjeve fokusi jonë do të jetë në mbledhjen e fakteve në rast të keqpërdorimeve dhe dorëzimin e tyre para organeve përgjegjëse.
Vlerësojmë si pozitive angazhimin e KQZ-së për organizmin e zgjedhjeve, me përjashtim të rastit të largimi nga fletëvotimi të dy kandidatëve të certifikuar, vendim i cili u anulua nga PZAP. Policia ka qenë e pranishme në tubimet publike dhe ka kryer me profesionalizëm punën e saj. Është e mirëseardhur përfshirja e Prokurorëve në ditën e zgjedhjeve, përfshirje kjo e treguar e efektshme në zgjedhjet e kaluara. Nga kandidatët kërkojmë që të ju përmbahen rregullave të garës, kurse nga qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në ditën e zgjedhjeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz