back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaBotë‘Lufta e re e Ftohtë’: Marinsat amerikanë i japin “mesazh” Moskës nga...

‘Lufta e re e Ftohtë’: Marinsat amerikanë i japin “mesazh” Moskës nga Arktiku

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Tanket amerikane shoqërojnë marinsat përmes pyjeve në temperatura nën zero mbi rrethin Arktik. Objektivi është një bunker që ruhet nga ushtarët norvegjezë, në lojën më të fundit luftarake për t’u përballur me realitetin e ri përgjatë kufirit më verior të NATO-s me Rusinë.

Që prej janarit 2017, të paktën 300 marinsa amerikanë do të dislokohen në Norvegji, si pjesë e masave për të siguruar aleatët më lindorë të NATO-s për angazhimin serioz të aleancës ndaj tyre. Megjithëse do të jenë rreth 1.000 km larg kufirit, qëllimi i stërvitjeve të tilla është testimi i gatishmërisë së këmbësorisë dhe tankeve, që gjatë vitit janë vendosur në shpella të nëndheshme.

Sipas analistëve, mesazhi i aleancës është i qartë: dimri dhe acari nuk janë më armët ekskluzive të Rusisë. Ide që duket se ndahet edhe nga lojtarë të tjerë, pasi stërvitja e SHBA-ve me Norvegjinë është vrojtuar gjatë të gjithë kohës nga “drone” të paidentifikuar, megjithëse në atë zonë të planetit, mbi rrethin Arktik dhe pranë kufirit rus, nuk është zor të dyshosh se kujt mund t’i përkasin.

Është hera e parë që tanket amerikane “Ambraham” shkojnë kaq në veri dhe për Norvegjinë, dobia e manovrave është mëse e qartë. Zyrtarë norvegjezë të sigurisë thonë se, shqetësimi për kërcënimin rus rritet nga dita në ditë, sidomos pas ngjarjeve në Krime dhe Ukrainë, ku rebelët separatistë mbështeten në mënyrë diskrete dhe të mohueshme nga fuqia ushtarake ruse, transmeton tch.

Prania amerikane në Norvegji është një strategji e thjeshtë. Çdo element armiqësor, rebel apo shtetëror, duhet të llogarisë mirë ndërhyrjen në këtë shtet nordik, pasi futet në luftë automatikisht edhe me SHBA-të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz