back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSërish në Drenas takohen rastësisht Lladrovci e Pacolli (Foto)

Sërish në Drenas takohen rastësisht Lladrovci e Pacolli (Foto)

Të ngjajshme

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Hoti: Zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet të sjellin normalitet dhe të largojnë qeverisjen e Kurtit

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe deputet i LDK-së, ka thënë...

Skenderaj – Shkolla “Shaban Jashari” i jep lamtumirën mësueses Sherife Ajeti ( FOTO)

Shkolla fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj ka shprehur ngushëllimet...

“Siguri dhe begati”, slogani i Vetëvendosjes në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publik sloganin e zgjedhjeve të...

Behgjet Pacolli sërish është ndeshur me kandidatin e PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, derisa ka qëndruar edhe sot në këtë komunë, për ta hapur fushatën zgjedhore të AKR-së.

Lladrovci dhe Pacolli janë takuar rastësisht në një restorant në Drenas, derisa kësaj here afërsia mes tyre shfaqet dukshëm, në fotografitë e siguruara nga Gazeta Express.

Të dy këta, edhe javën e kaluar ishin takuar rastësisht në Drenas, por zyrtarë të partisë së Pacollit pas këtij takimi kishin thënë se Lladrovci e pati përzënë kreun e AKR-së nga lokali ku ishin takuar.

Për këtë, kandidati i PDK-së për Drenas, derisa përshëndeti drejtuesit e AKR-së u tha se për situatën e krijuar, pas herës së kaluar, le t’u mbetet në ndërgjegje atyre që e krijuan.

Edhe politikani dhe biznesmeni kosovar tha se situata e kaluar u keqkuptua nga bashkëpunëtorët e tij.

Ndryshe, gjatë takimit të sotëm Pacolli e Lladrovci u përshëndetën ngrohtësisht me njëri-tjetrin dhe u panë mjaft të buzëqeshur.

I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që vjen nga AKR-ja, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz