back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasXhavit Drenori hap zyrtarish fushatën zgjedhore

Xhavit Drenori hap zyrtarish fushatën zgjedhore

Të ngjajshme

A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?

Nëse jeni duke pritur një fëmijë, punëdhënësi juaj zviceran...

“Sirena blu”, Oriola sjell pozat magjike të verës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish...

Xhavit Drenori ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore duke vizatuar Prekazin dhe familjen Jashari

Drenori: Meqë rastisi që hapja e fushatës zgjedhore të jetë pikërisht më 28. Nëntor, në këtë datë të shënuar për të gjithë kombin shqiptar, pra shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike në skenë e UÇK-së, me ekipin time vendosëm qe ta bëjmë hapjen e fushatës zgjedhore në vendin e shenjtë, në kompleksin e Jasharajve në Prekaz.
Ishim sot të përulemi para veprës dhe sakrificës sublime të komandantit legjendar Adem Jashri dhe familjes së tij, si dhe të gjithë të rënëve për liri, brez pas brezi dhe për tu betuar që amanetin e bërjes së shtetit do ta vazhdojmë me qeverisje të mirë në Drenas.
Me 04. Dhjetor, qytetarët e Drenasit janë para një sfide e cila i tejkalon përmasat e zgjedhjes së kryetarit të komunës.
Ata thjeshtë janë para sfides së ndrrimit të kahjes së qeverisjës lokale.
Veprimet e shpejta në fushen e arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe pronës, respektivisht kthimi i ligjshmërisë në këto fusha, janë domodoshmeri e kohës dhe si të tilla janë të lidhura ngushtë me krijimin e një imazh krejt tjetër të komunës së Drenasit.
Krijimi i imazhit pozitiv Drenasit do të krijonte kushte për ardhje të investitorëve të huaj serioz në Drenas e më këtë do sigurohej një zhvillim i qendrueshëm ekonomik dhe social.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz