back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKryeparlamentari Veseli bëri nderime te varri i komandantit Adem Jashari

Kryeparlamentari Veseli bëri nderime te varri i komandantit Adem Jashari

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e Ditës së Flamurit, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe ka vendosur lule te varri i komandantit Adem Jashari.

Duke kujtuar këto tri ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe duke uruar të gjithë qytetarët për festën e 28 Nëntorit, kryeparlamentari Veseli ka thënë se dita e sotme në Prekaz, në vendin ku prehet komandanti Adem Jashari, po merr përmasa të një dite pelegrinazhi, me vizita nga qytetarë prej të gjitha trojeve shqiptare.

“Sot u bëhen nderime heronjve tanë kombëtarë, sakrificës së tyre dhe lirisë që gëzojmë, duke nderuar dhe respektuar njëkohësisht flamurin tonë kombëtar”, ka thënë kryetari Veseli.

Veseli theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë ende shumë për të bërë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit dhe zhvillimin ekonomik, duke e bërë kështu Kosovën një vend krenar për të gjithë.

Pas vizitës në Prekaz, kryeparlamentari Veseli bëri homazhe edhe tek varri i heroit Fehmi Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit.

Displaying 2016_11_28_Kryetari Veseli bëri nderime te varri i komandantit Adem Jashari (1).jpeg

Displaying 2016_11_28_Kryetari Veseli bëri nderime te varri i komandantit Adem Jashari (2).jpeg

Displaying 2016_11_28_Kryetari Veseli bëri nderime te varri i komandantit Adem Jashari (3).jpeg

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz