BallinaRegjionaleDrenasAKR insiston se Pacolli u përzu nga Lladrovci (VIDEO)

AKR insiston se Pacolli u përzu nga Lladrovci (VIDEO)

Të ngjajshme

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Çfarë tregojnë tiparet e personalitetit për fantazitë seksuale

Një studim i ri sugjeron se tiparet e personalitetit...

Musa Dervishaj, ish luftëtar i UÇK-së tash pjesë e AKR-së, ka rrëfyer një ngjarje që thotë t’i ketë ndodhur në një kafe në Drenas, ku prezent ishte edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli.
Ai i ka thënë Klanit se kandidati i PDK-së për Drenas, Ramiz Lladrovci, është afruar tek tavolina, ku ata po qëndronin, dhe u ka kërkuar atyre ta lirojnë atë vend. Dervishaj ka thënë se në këtë mënyrë, ata janë përzënë nga Lladrovci. Ky i fundit, paraprakisht aty kishte mbledhur disa simpatizantë të tij.
Por, ka qenë Betim Berisha, zëdhënës i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, ai që ka mohuar se Lladrovci i ka kërkuar Pacollit ta lirojë tavolinën.
Sipas tij, Lladrovci dhe Pacolli vetëm janë përshëndetur nga largësia dhe se askush nga stafi i të parit nuk i ka thënë Pacollit ta liroj vendin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz