back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëPalestina e gatshme të ndihmojë Izraelin në shuarjen e zjarreve

Palestina e gatshme të ndihmojë Izraelin në shuarjen e zjarreve

Të ngjajshme

Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën mbrojtjen e krerëve...

Betohen deputetët e rinj që zëvendësuan ata që zunë poste ministrore

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është paraprirë...

Vjosa Osmani pret në Presidencë Shkurte Fejzën

Këngëtarja Shkurte Fejza Behluli ka zhvilluar një takim, siç...

Formacionet zyrtare: Atlético Madrid – Barcelona, gjysmëfinalja e Copa del Rey

Janë publikuar formacionet zyrtare për gjysmëfinalen e Copa del...

Autoritetet palestineze kanë njoftuar se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të bërë nga Izraeli për shuarjen e zjarreve të rëna, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Mbrojtja Civile palestineze thuhet se ekipet e zjarrfikësve janë të gatshëm për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve. Në deklaratë nuk janë dhënë detaje për kërkesën e Izraelit.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi i Kryeministrisë së Izraelit, Ofir Gendelman, tha se i kanë kërkuar Turqisë për dërgimin e një avioni të madh për të shuar zjarret e rëna në mbarë vendin dhe se Turqia i është përgjigjur pozitivisht për këtë. Vende të tjera si Greqia, Kroacia, Italia dhe Rusia kanë deklaruar se kanë dërguar avionë për ti ardhur në ndihmë autoriteteve izraelite në punën për të shuar zjarret e rëna në mbarë vendin.

Në më shumë se 13 pika të ndryshme duke përfshirë këtu edhe Jerusalemin si pasojë e erërave të forta zjarret e rëna filluan të përhapeshin shumë. Ndërkohë që arsyeja e zjarreve nuk dihet, sipas disa lajmeve në mediat vendase dyshohet për zjarr vënie të qëllimshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz