Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të 108 vjetorit të Kongresit të Alfabetit ka dekoruar mbi 100 personalitete nga Maqedonia.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet i pari i Kosovës përmes faqes zyrtare në facebook, ku ndër të tjera shkruan se ky akt ishte falënderim për gjithë atë gjeneratë të hershme të mësimdhënësve, intelektualëve, veprimtarëve kulturorë e shkencorë, por edhe për ata gazetarë, shkrimtarë dhe artistë, që kontribuuan pareshtur për të avancuar pozicionin tonë si popull kudo në botë.
Sot, dekorova edhe bashkëluftëtarë të mi, që me guxim, trimëri, iniciativë e përkushtim na ndihmuan në çastet më të vështira dhe në çdo moment të përpjekjes sonë të përbashkët liridashëse, shkruan Thaçi. /Drenica Press