BallinaLajmeShqiptari më i kërkuar në Greqi, dogji flamurin grek

Shqiptari më i kërkuar në Greqi, dogji flamurin grek

Të ngjajshme

Federata Senegaleze e Futbollit reagon pasi iu morr titulli i Kupës së Afrikës

Federata e Futbollit të Senegalit, ka reaguar pasi i...

Moti për sot

Gjatë ditës së mërkurë, vendi do të ndikohet nga...

Quhet Skerdi Berti Avduli dhe është për momentin personi më i kërkuar në Greqi, pasi akuzohet se i vuri flakën në mes të Athinës flamurit grek, duke lëshuar parulla e thirrje kundër vendit fqinj, si ajo “Vdekje grekëve”.

Ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor, ku i riu në fjalë, i maskuar e në shoqërinë e personave të tjerë dogji publikisht flamurin grek.

Skena, u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, me thirrjet “Vdekje Greqisë!”.

Lajmi mori dhenë në mediat greke, ndërkohë që autoritetet e cilësuan provokim të pastër dhe i riu akuzohet për “nxitje të urrejtjes etnike”.

Sipas mediave greke, aktualisht profili i Skerdi Avdulit në rrjetin social “Facebook” rezulton i mbyllur, kurse mbi 33.235 persona rezultojnë se e kanë pasur këtë pjesë të bisedave.

Për kapjen e të riut shqiptar, që mësohet se jeton në Athinë janë angazhuar jo vetëm dhjetëra forca policie, por edhe ato të shërbimeve inteligjente greke, të cilat ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz