BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë, në pritje të përgjigjes nga britanikët për hetim të...

Ministria e Drejtësisë, në pritje të përgjigjes nga britanikët për hetim të pavarur për rastin Dehari

Të ngjajshme

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Osmani s’është e vetme në Marigona Hill, edhe këshilltarja e saj ka shtëpi aty

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja...

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë përgjigje nga Ambasada e Britanisë lidhur me kërkesën për të ftuar policinë metropolitane Scotland Yard që të hetojë vdekjen në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë i është dërguar Ambasadës më 14 nëntor, vetëm 4 ditë para se të publikoheshin rezultatet preliminare të Raportit të autopsisë së Deharit, në të cilën thuhet se ai vdiq nga “asfiksia mekanike e vetëshkaktuar”, shkruan sot Koha Ditore.

Ministrja Dhurata Hoxha nuk e kishte bërë fare publike këtë kërkesë, edhe pse publikisht kishte garantuar se po bën çdo gjë që është në dorën e saj për të siguruar transparencë të plotë dhe për të ndihmuar në zbardhjen e rastit. Megjithëkëtë, përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë për gazetën se nuk është njoftuar nga askush se janë lejuar hetimet ndërkombëtare për rastin e siç e quan ai të “vrasjes” së Deharit.

Në Ministrinë e Drejtësisë e kanë pranuar se kanë dërguar kërkesën për hetim ndërkombëtar në Ambasadën e Britanisë, dhe se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga ana e saj.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana të paqarta, ku po mbahej në paraburgim prej 67 ditësh, si i dyshuar për terrorizëm. Ai së bashku me 5 aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes, dyshohen se më 4 gusht kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me “Zolë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz