BallinaLajmeGjuriq: Serbia është pronare e +383

Gjuriq: Serbia është pronare e +383

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që do të përdorët si hyrje për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, ka thënë Gjuriq për RTS, njofton Klan Kosova.

“Ata kanë përdorur numrat +377 dhe +386, të Monakos dhe Sllovenisë, por tani do të përdoret një numër që është i regjistruar në Serbi. Dhe në qoftë se nuk e respektojnë marrëveshjen mund ta revokojmë. Ne kemi ata numra, ne japim atë në përdorim për një zonë gjeografike”.

Gjuriq theksoi se kjo marrëveshje ka rritur vlerën e Telekomit të Serbisë, sepse tani është operatori i cili punon në të gjithë territorin e Serbisë – dhe siç e nënkupton Gjuriq territorin e Serbisë, i bie edhe brenda Kosovës.

Emisari serb për Kosovën është lëvduar edhe se tani Telekomi i Serbisë do të ketë qasje edhe në pjesën e Malit të Sharrit madje, dhe vende të tjera nëpër Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz