back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëVetëm një javë me net pa gjumë, e ngritë nivelin e kolesterolit...

Vetëm një javë me net pa gjumë, e ngritë nivelin e kolesterolit dhe dëmton zemrën

Të ngjajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...
Hulumtimi i bërë nga Universiteti i Helsinkit, ka gjetur se vetëm një javë me shqetësime dhe pa gjumë, e ngritë rrezikun për kolesterolin e keq.

Qoftë shqetësimet për punë, apo mos rezistimi për të shikuar edhe një film, këto janë disa nga gjërat, që shumicën nga ne e lënë pa gjumë, transmeton Telegrafi.

Por, si pasojë e pagjumësisë, apo mos përmbushjes së shtatë orëve të rekomanduara, trupi është i rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, sulmi në zemër apo infarkti.

Kolesteroli, një yndyrë të cilën e krijon mëlçia, është e rëndësishme për trupin, njëjtë sikur qelizat dhe organet.

Ka dy lloje të kolesterolit, të ‘mirë’ me densitet të lart dhe e pasur me litoproteine, dhe i ‘keq’ me mungesë të liportoteineve.

E, ‘kolesteroli keq’ i dëmton arteriet e gjakut, duke krijuar mure, shtresime dhe formësime të ndryshme.

Ekipi i ekspertëve finlandezë, kanë eksperimentuar me disa njerëz, të cilët kanë fjetur në laborator.

Tek ata që nuk kanë pasur gjumë të mirë, niveli i kolesterolit është rritur në masë të madhe, që për pasojë do të ketë sëmundjet e lartcekura.

Të Fundit

Sport

ShowBiz