BallinaSportZyrtare: Kosova apo Belgjika? Më në fund vjen vendimi i Januzajt

Zyrtare: Kosova apo Belgjika? Më në fund vjen vendimi i Januzajt

Të ngjajshme

Nesër varroset Ilaz Brahimi që u vra mbrëmë në Podujevë

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në Majac të...

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Kosova apo Belgjika, për herë të parë, Adnan Januzaj, flet për vendimin e tij, dhe këtë e bënë për mediat belge.

Ai shpreh synimin e tij që ka për t’u kthyer sërish tek Belgjika, derisa Kosovën nuk e përmend fare, përkundër pyetjes së gazetarit belg.

Grumbullimi i fundit i Adnan Januzajt me Belgjikën ishte në shtator 2015, përderisa këtë vit nisën thashethemet se ai ka vendosur të zgjedhë Kosovën, por cili është komenti i tij për këtë?

“A e kam zgjedhur përgjithmonë Belgjikën? Nuk mund ta mohoj se synimet e mia janë të luaj sërish me Belgjikën në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’”, përgjigjet Januzaj për “Het Laatste Nieuws”, përcjellë Olle. Ai komenton edhe kritikat e njerëze për formën e tij. Januzaj u huazua në verë nga Manchester United tek Sunderland, por edhe këtu nuk është se po shkëlqen.

“E di se ka shumë dyshime për mua, por unë jam duke bërë çmos për t’i demantuar të gjithë ata që nuk besojnë në mua. Jam gati për këtë sfidë. Njerëzit po harrojnë se unë jam vetëm 21-vjeçar”, shtoi ai.

Januzaj, me prejardhje nga Istogu, asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje për Kosovën, dhe asnjëherë nuk e ka përmendur ne deklarata, apo në statuset e tij në rrjetet sociale, duke dëshmuar se ai nuk e do vendin e prindërve të tij!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz