Ilhan Omar është bërë anëtarja e parë me shami koke në historinë e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në zgjedhjet presidenciale amerikane, të cilat i dhanë kandidatit republikan, Donald Trump, çelësat e Shtëpisë së Bardhë, është regjistruar edhe një risi historike.
Ilhan Omar është bërë anëtarja e parë me shami koke në historinë e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ligjvënësja 34-vjeçare me origjinë somaleze është zgjedhur nga kontingjenti i Partisë Demokratike në shtetin Minesota.
“Ky është fillimi i një epoke të re”, ka thënë Omar, drejtuese e Rrjetit të Grave për Organizimin e Grave(WOW), një organizatë joqeveritare që synon eliminimin e pengesave në rrugën e karrierës së grave afrikane.