Jose Mourinho nuk dëshiron që Bastian Schweinsteiger të mbetet në Manchester United.
“Sport1.de” ka bërë të ditur se mesfushori gjerman është këshilluar të kërkojë një skuadër të re.
Madje, Mourinho është i gatshëm të paguajë 11 milionë euro që Schweinsteiger të pranojë shkëputjen e kontratës, e vlefshme deri më 2018, përcjell “Lajmi.net”.
Në total, Schweinsteiger duhet të pranojë që të paguhet 7 milionë euro më pak se shuma që do të përfitonte në rast të qëndrimit në klub deri në fund të kontratës./Lajmi.net/Drenicapres.info/
