back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeBehgjet Pacolli tregohet qesharak: Ja kush po më pengon të bëhem president...

Behgjet Pacolli tregohet qesharak: Ja kush po më pengon të bëhem president në Kosovë!

Të ngjajshme

Moscertifikimi i Listës Serbe, Avokati i Popullit: Vendim pa bazë të qëndrueshme juridike

Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësimin lidhur...

Çitaku i reagon Liza Gashit: Para sot më shumë kanë Martini dhe Nagipi por jo populli

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i ka...

A do ta bind Albin Kurtin të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore? Rozeta Hajdari “hesht”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë...

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas zgjedhjes së Trump në krye të SHBA-ve.

Ai në një postim në Facebook ka theksuar se sikur edhe në Kosovë të kishte zgjedhje presidenciale, ai pa dyshim se do të fitonte.

Shënimi i plotë:

Zgjedhja e Trumpit President i ShBA.

Bota perendimore sot i preferon profilin e biznesmenit per te udhehequr shtetin

Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të historisë së SHBA sepse profili i politikanit biznesmen eshte profil praktik, qe kerkon vetem rezultate pozitive.

Trump do të frenojë edhe rritjen e fuqisë dhe ndikimit politik të Rusisë. Unë e njoh Donald Trump që nga viti 1997.

Qasja e SHBA ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë me ardhjen e Trump në krye, përkundrazi Kosova vetëm do të ketë përfitime dhe mbështetje më të madhe.

A e dini pse nuk po lejohen zgjedhjet presidenciale në Kosovë? Sepse unë i fitoj zgjedhjet bindshëm.

– Kosova ka nevojë për 2 gjëra,
PËR SHTET LIGJOR DHE ZHVILLIM EKONOMIK DHE PUNËSIM. UNË DO TË FOKUSOHEM NË NDËRTIMIN E SHTETIT LIGJOR. NJË SHTET I FORTË LIGJOR DO TI FUSTE NË BURG ATA 20 NJERËZIT PËRGJEGJËS të shkatërrimit të ekonomisë dhe perspektivës së Kosovës.

– Zhvillimi ekonomik i vendit është pjesa ime që e njoh më së miri. Unë e kam planin konkret që sjell rritje ekonomike 10 për qind dhe hapë 80 mijë vende pune cdo vit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz