BallinaSportNolito merr 112 mijë euro në javë, por mamaja e tij jeton...

Nolito merr 112 mijë euro në javë, por mamaja e tij jeton rrugëve

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Futbollisti i njohur City-it Nolitofitojë 112 mijë euro në javë, por kjo nuk ka ndikuar aspak që të ndihmojë të ëmën e cila jetonrrugëve dhe nuk i paguan as qiranë.

29-vjeçari ia ka kthyer shpinën nënës së tij, Rocio Agudo Duran, pas një zënke që kanë pasur në vitin e kaluar. Futbollisti i Manchester Cityt thuhet se i ka thënë nënës së tij që të lypë lëmoshë për të mbijetuar, raporton The Mirror.

Rocio ka thënë se po përpiqet ta rindërtojë jetën e saj me fëmijët binjakë gjashtëvjeçarë, Candela dhe Jesus, pasi me vite të tëra kishte qenë e varur nga heroina, kishte qëndruar në burg dhe ishte marrë me prostitucion.

“Nëse dëshiron të lypësh jashtë ndonjë supermarketi, bëje. Dhe nëse dëshiron të vjedhësh, vidh”, ka cituar ajo t’i ketë thënë djali i saj.

Nolito, emri i vërtet i të cilit është Manuel Agudo Duran, është rritur nga gjyshërit e tij. Ai ia kishte paguar qiranë nënës së tij për disa kohë, ndërsa qëkur nuk po ia paguan, Rocio po jeton në një objekt të braktisur në Sanlucar de Barrameda, në jug të Spanjës.

“Jam e sigurt se asnjë nënë e ndonjë futbollisti të Premier League nuk jeton si unë. Hyra në shtëpinë ku jam tashmë në tetorin e kaluar, pasi Nolito nuk më paguan qiranë…. Jam e tmerruar se mund të më nxjerrin në rrugë në çdo kohë, me dy fëmijë të vegjël, ndërsa nuk kam ku të shkoj”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz