BallinaLajmeNë Podujevë konfiskohen 50 kg marihuanë, arrestohen dy persona

Në Podujevë konfiskohen 50 kg marihuanë, arrestohen dy persona

Të ngjajshme

Erdogan: BE-ja nuk mund të bëhet fuqi globale pa Turqinë

Një Bashkim Evropian që nuk e përfshin plotësisht Turqinë...

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Konfiskohen 50 kilogramë marihuanë dhe arrestohen dy persona të dyshuar për ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 31 tetor 2016, ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan KK Podujevë.

Gjatë kontrollimit të veturave është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e ngiste personi mashkull K-Shqiptar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kg.

Më pas është  arrestuar edhe një shtetas mashkull nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.

Është konfiskuar substanca e lartëcekur, kater telefona mobilë dhe vetura Audi me targa vendore me të cilën është kryer transporti i mariuhanës.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

  • A. B.                lindur me 1975                       m/sh/k
  • E. C.                lindur me 1967                       m/sh/k

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz