Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin përfshirë në luftën me Iranin, sipas tij, Teherani do të kishte armë bërthamore.
Këto komente, presidenti Trump i ka bërë të martën gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.
“Ndoshta nuk do të ishim të gjithë këtu tani”, ka thënë Trump.
Ai ka thënë se SHBA-ja e ka mundur keq Iranin. “Irani është reduktuar në anije të vogla me një mitraloz në ballë”, ka shtuar Trump.
Sipas tij, Irani e ka filluar luftën me 159 anije, por Trump ka thënë se çdo anije që ata kanë pasur, tashmë “pushon nën ujë në fund të detit”.