BallinaLajmeNehat Thaqi arrin në Kosovë rreth orës 19:30

Nehat Thaqi arrin në Kosovë rreth orës 19:30

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...
Nënkoloneli i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi i cili pas më shumë se një muaji qëndroi në qendrën e paraburgimit në Nish, nën akuzën për krime lufte nga autoritete serbe, është liruar sot.
Ndërkohë burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Thaqi do të arrijë në pikën kufitare, Merdare, rreth orës 19:30.

Mediat serbe para pak çastesh i kanë publikuar edhe pamjet e para të Nehat Thaqit kur ai doli nga burgu rreth orës 16:00.

Avokati i Nehat Thaqit, Sead Spahoviq ka thënë se të tre anëtarët e familjes Milovanoviq e bënë të qartë se klienti i tij nuk ishte njeriu që i kishte dëbuar ata nga Lipjani.

Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz