back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeBajrami raportoi për kurrikulat dhe tekstet shkollore në Kosovës

Bajrami raportoi për kurrikulat dhe tekstet shkollore në Kosovës

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht...

Elshani: Prania e policisë te ura e re mbi Ibër është masë parandaluese, jo alarm

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të...

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini dhe Sport, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar. Në takim me ftesë të komisionit, në këtë mbledhje ishte i pranishëm ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të raportuar lidhur me kurrikulat dhe tekstet shkollore.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e hartimit të kurrikulave shkollore nga MASHT.

Takimin e hapi kryetari i komisionit, Hasani, duke shfaqur kërkesat e disa shkollave,mësuesve dhe  profesorëve, drejtuar këtij komisioni, lidhur me plotësim-ndryshimin e kurrikulave bazë, kornizën e kurrikalave, plotësim- ndryshimin e disa lëndëve, si dhe mungesën e disa orëve mësimore. Po ashtu, si shqetësim e paraqiti, zvogëlimin e orëve nga lënda e historisë dhe gjuhës shqipe, dy komponentët kryesore, siç tha ai, që na ka mbajtur deri me tani si këmbë.

Ministri Bajrami, ndërkaq, para anëtarëve të komisionit u shpreh i kënaqur kënaqur qe ky debat po zhvillohet në kohën e duhur, kur, siç tha ai, Ministria ka përfunduar një proces dyvjeçar të analizës.

Ministri Bajrami tha se kurrikula është evropiane, e harmonizuar plotësisht më partnerët evropianë. Ai bëri të ditur se ky proces është mbështetur nga GIZ-i gjerman. Në vazhdim, ministri i Arsimit theksoi se se është trasuar rruga e plotë që deri në vitin 2021 të implementohen të gjitha komponentët e reformave të kurrikulave.

Osman Buleshkaj, përfaqësues i ekipit të ekspertëve për kurrikulat e teksteve shkollore, prezantoi reformën kurrikulare dhe zbatimin e saj në shkollat e Republikës së Kosovës. Buleshkaj prezantoi punën dy vjeçare të dy projekteve: projektin e kurrikulës bazë dhe udhërrëfyesin për zbatimin e plotë të kurrikules. Në korrikulën e re, shtoi Buleshkaj, është shtuar në rishikim përfshirja e mësimit në diasporë dhe mërgatë.

Sipas, Osman Buleshkajt, pilotimi i kurrikulës ka filluar në vitin 2013/2014, në 10 shkolla, ndërsa procesi i pilotimit, lidhur me vlerësimin, është përcjell me vështirësi, si nga niveli qendror, ashtu edhe ai lokal.

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje, lidhur me zbatimin e kurrikulës edhe nga minoriteti serb, si dhe kërkuan që tekstet shkollore të bëhen nga e njëjta shtëpi botuese, ngase ato aktualisht ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Ministri Bajrami tha se kurrikula është unifikuar edhe për shkollat serbe, por problemi qëndron tek administrata. Ai tha se ekziston mbështetje edhe nga BE-ja, në mënyrë që serbët të integrohen në kurrikulat e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz