BallinaLajmeFadil Demaku i shkreh në vaj anëtarët e Komisionit (Foto)

Fadil Demaku i shkreh në vaj anëtarët e Komisionit (Foto)

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Ish-deputeti Fadil Demaku gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Ai sot është përshëndetur me anëtarët e Komisionit për Siguri, duke i bërë madje edhe të qajnë, derisa janë përshëndetur me të, raporton KosovaPost.net.

Demaku ka  falënderuar për bashkëpunim të gjithë anëtarët, ndërsa ka thënë se ndihet i lumtur që ishte pjesë e këtij Komisioni.  Mirëpo, deputetin Demaku e shqetëson fakti që me këto vendime po arrihet të fyhet imazhi iUÇK-së.

“Shqetësuese është që po synoohet që në opinion të njolloset  imazhi i UÇK-së, saqë të vije turp që kemi qenë pjesë e saj me të pavërtetat që thuhen kundrejt luftës së pastër të UÇK-së. Duhet të flasin njerëzit e luftës e jo të krijohen lloj-lloj opinione”, ka thënë gjatë takimit përshëndetës të Komisionit për Siguri, Fadil Demaku.

Ndërkaq bashkëluftëtari i tij nga AAK-ja, Daut Haradinaj e ka inkurajuar Demakun duke i ngritur moralin me fjalët “Më i vlefshëm je sot sesa që ishe dje”.

Edhe bashkëluftëtari i tij Rexhep Selimi i ka dhënë mbështetje të fuqishme shokut të tij të luftës duke i thënë se do të jenë të pandashëm, siç kanë qenë edhe në luftë.

“Ne jemi të pandashëm siç kemi qenë edhe në luftë,  ashtu do të jemi edhe sot”, i ka thënë Selimi, Demakut.

Emocione në sallë kanë ngjallur  deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha të cilët nuk janë përmbajtur gjatë fjalës lamtumirëse të Demakut dhe kanë shpërthyer në lot.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz