BallinaLajmeThaçi: Politika në Serbi të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjes së...

Thaçi: Politika në Serbi të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjes së të pagjeturve, jo pengesë

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj.

Me kryesuesin Gjetaj, presidenti Thaçi ka biseduar rreth angazhimit për të mbyllur kapitullin e personave të pagjetur dhe për hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë.

“Çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe politika në Serbi duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së saj e jo pengesë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, kryesuesi i komisionit për personat e zhdukur, Prenk Gjetaj, e informoi presidentin Thaçi se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre.

Presidenti Thaçi ritheksoi se mbetet i përkushtuar që sa më shpejtë të mbyllet kjo çështje e ndjeshme, e cila ende sjell dhembje për qytetarët tanë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz