BallinaLajmeKërkesa e Qeverisë për “Trepçën” rrezikon të shpallet e papranueshme

Kërkesa e Qeverisë për “Trepçën” rrezikon të shpallet e papranueshme

Të ngjajshme

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

Nesër mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit e...

Superliga vazhdon të martën e të mërkurën, zbulohen çiftet e javës së 25-të

Superliga e futbollit do të vazhdojë në mesjavë me...

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, a do të rikandidoj Sali Berisha?

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së...

E papranueshme pritet të shpallet kërkesa e Qeverisë adresuar Gjykatës Kushtetutës përkitazi me suspendimin e të gjitha procedurave që lidhen me likuidimin e ndërmarrjes shoqërore “Trepça”, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo për shkak se, mbështetur në Kushtetutë, Ekzekutivi nuk është palë e autorizuar për të ngritur çështje të kësaj natyre.

Kërkesa e Qeverisë në Kushtetuese është ngritur pak ditë pasi deputetët serbë kanë kontestuar në të njëjtën gjykatë Ligjin për “Trepçën”, nëpërmjet të cilit shteti bëhet aksionar i tri njësive thelbësore të gjigantit metalurgjik – minierave me flotacion në Stan Tërg, minierave me flotacion në Kizhnicë dhe Artanë, si dhe minierave me flotacion në Leposaviq. Këto, por edhe 24 njësi tjera që ligji nuk i trajton, rrezikojnë të shkojnë në likuidim nga 2 nëntori, në rast se deri atëherë Gjykata Kushtetuese nuk e nxjerr verdiktin përkitazi me kontestin e ngritur nga deputetët serbë ose nuk vendosë ex-officio për masë të jashtëzakonshme. Kjo për shkak se ligji me të cilin ato njësi janë transformuar në shoqëri aksionare, nuk mund të hyjë në fuqi pa e dhënë verdiktin final Kushtetuesja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz