BallinaLajmeVeseli paralajmëron ndërrimin e gjysmës së ministrave në Qeveri

Veseli paralajmëron ndërrimin e gjysmës së ministrave në Qeveri

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij është në proces të ndërrimit të gjysmës së ministrave të saj në Qeverinë e Kosovës.

Duke lënë të kuptohet se pret që ndërrimin e ministrave të saj ta bëjë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Veseli ka thënë se partneri i PDK’së në koalicionin qeverisës e ka përgjegjësinë e vet për këtë.

Ai ka thënë në emisionin “Monitor” në RTK se ndërrimi i ministrave vjen pasi në PDK janë krijuar situata të reja, me zgjedhjen e ish-kryetarit të saj, Hashim Thaçi, president i vendit, dhe me shkuarjen e ish-ministrit të Integrimeve, Bekim Çollaku, në kabinetin e Thaçit në Presidencë.

Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është i vendosur si shef i PDK’së që të vendosë figura të reja nëpër ministri, që janë të gatshme të ballafaqohen me përgjegjësitë që kanë para qytetarëve.

Ai ka thënë se reformat janë të domosdoshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz