BallinaLajmePlenumi nesër organizon referendum joformal për statusin e PSUKM

Plenumi nesër organizon referendum joformal për statusin e PSUKM

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Siç njoftoi Plenumi i Studentëve, ku kërkohet që Parlamenti studentor i UKM të mbetet organ në kuadër të Universitetit, dhe të rriten kontrolliet mbi fondet e cila kjo organizatë si OJQ aktualisht i shpenzon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nesër Plenumi organizon referendum joformal për statusin e PSUKM me pyetjen: Studentë, a duhet Parlamenti studentor të mbetete si organizatë jo-qeveritare siç është tani për momentin’.

Nga Plenumi tha se një referendum i suksesshëm do të jetë ai që do të kalojë në një atmosferë korrekte dhe demokratike, dhe në qoftë se e shtoni pjesëmarrjen, suksesi do të jetë i garantuar, por ata shtuan se cilido qoftë rezultati i së njëjtës, ata do të respektojnë vullnetin e nxënësve.

Studentët për referendum u informuan përmes rrjeteve sociale dhe në terren nëpërmjet fletëpalosjeve, posterave, takimeve me studentë…ku e njëjta ishte planifikuar për 28 shtator, por hoqën dorë për shkak se indekset e shumë studentëve janë mbajtur për çështje studentore për verifikimin e duhur të semestrit.

Nesër referendumi do të mbahet nga 09:00 deri më 17:00, dhe të drejtë do të kenë të gjithë studentët të cilët e kanë indeksin me kartelë studentore të identifikimit kurse do të votohet në qendrat e votimit në të gjitha fakultetet brenda UKM-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz