back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleKjo është gjendja shëndetësore e personit që u plagos dje në Skenderaj

Kjo është gjendja shëndetësore e personit që u plagos dje në Skenderaj

Të ngjajshme

Ngjarja e djeshme e plagosjes së personit me inicialet F. S. 35 vjeçar në qytetin e SKenderajt ka tronditur drenicasit. Kjo ngjarje ndodhi pasditën e djeshme në orën 15 e 23 minuta ku personi në fjalë u plagos nga një 45 vjeçar, tranmseton Drenica Press.

Sipas burimeve të sigurta të portalit Drenica Press, personi që u plagos mori katër plumba në trup, por për fat të mirë tani është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq personi që ka gjuajtur në të tashmë arrestuar nga policia e Kosovës.

Lidhur për këtë ngjarje zëdhënsi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicë thotë” Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima F. S. 35 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në QKMF Skenderaj, ku më pas është transferuar për në QKU.

 Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar një person në cilësi të të dyshuarit S. H. 45 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale te personi i dyshuar janë konfiskuar: një pistoletë, 18 fishekë, si dhe një gëzhojë.   Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’. /drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz