back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeQKMF në Skenderaj bëhet edhe me një autoambulancë dhuruar nga bashkatdhetari Blerim...

QKMF në Skenderaj bëhet edhe me një autoambulancë dhuruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi

Të ngjajshme

Crawfordit i hiqet titulli i WBC-së pas fitores ndaj Canelos

Boksieri amerikan, Terence Crawford, nuk është më kampion i...

Trump sulmon emigrantët somalezë: “Nuk i duam, janë plehra”

“Nuk i duam në vendin tonë”: Presidenti amerikan Donald...

Kurti në Konferencën e Mjedrës: Një premtim nga Qeveria, do të jem partner jo spektator

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij...

Qendra e Mjeksisë Familjare në Skenderaj sot ka përfituar një autoambulancë donacion nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga Kuçica e Skenderajt që punon dhe jeton në Suedi. Autoambulanca e pranuar sot është e treta që i është dhuruar QKMF-së brenda dy viteve nga z.Selim, pasi në shtator të vitit 2014 i njejti kishte dhuruar dy autoambulanca të tjera, që vazhdojnë të kryejn shërbime për qytetarët e Skenderajt.

 

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në Skenderaj Enver Gashi, me rastin e pranimit të autoambulancës, në emër të Komunës së Skenderajt ka falenderuar z. Blerim Selimi për kontributin e tij në sigurimin e këtij automjeti shumë të nevojshëm për rritjen e efikasitetit të shërbimve emergjente në QKMF.  Ai ka sqaruar se autoambulanca e pranuar sot është e kompletuar me të gjitha paisjet përcjellëse që i nevojiten një automjeti të ndihmë së shpejtë dhe është e gatshme për shërbim për qytetarët.

 

Ndërsa bashkatdhetari Blerim Selimi u shpreh i lumtur për realizimin e kësaj ndihme për QKMF-në, duke shpresuar se autoambulanca e pranuar do t’u shërbejë qytetarëve të Skenderajt për shërbim të shpejtë dhe efikas.

 

Vlera e përafërt e autoambulancës së pranuar është rreth 35 mijë euro, ndërsa automjeti me të gjitha paisjet përcjellëse është i gatshëm për shërbime të shpejta dhe transport të pacientëve në rastet emergjente.

 

QKMF në Skenderaj për dy vite ka përfituar në formë donacion tri autoambulanca falë kontributit të z. Blerim Selim nga Kuçica e Skenderajt që jeton dhe punon në Suedi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz