back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëGruaja zhduket papritur, zbulon të vërtetë pas një viti nëpërmjet instagramit

Gruaja zhduket papritur, zbulon të vërtetë pas një viti nëpërmjet instagramit

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Biznesmeni italian Gianluca Cervara ka bërë një zbulim që nuk ia merrte kurrë mendja gjatë kohëve të fundit. Ai ishte martuar me “Miss Ukrainën”, e cila ishte shpallur e zhdukur që prej 1 korrikut të këtij viti.

Vetëm përmes Instagramit italiani arriti të zbulonte misterin e zhdukjes së bashkëshortes së tij, e cila i kishte thënë: “Po dal të marr pak ajër të pastër” dhe nuk është bërë më e gjallë. Me sa duket, ajo është larguar nga partneri i saj, i krimbur në para, dhe ka nisur jetë të re në New York.

Ai nuk dinte asgjë deri në momentin që pa një foto në Instagram të bukuroshes, e cila kishte nisur një karrierë si aktore në Nju Jork, nën shoqërinë e disa mikeshave dhe një burri tjetër.

Mesa duket, modelja Anna Zayachkivska la modelingun dhe u largua krejt spontanisht: me një telefon celular, 6 mijë euro kesh dhe dokumentet e saj.

Avokatja e sipërmarrësit, Laura Cossar, tha për mediat italiane: “Nga mesazhet e tyre dhe prova të tjera, çifti shkonte shumë mirë. Gjesti i gruas është vërtet i pashpjegueshëm”.JOQ

Të Fundit

Sport

ShowBiz