back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAAK e Nisma- Thaçit, Veselit e Mustafës: Mos guxoni ta shitni asnjë...

AAK e Nisma- Thaçit, Veselit e Mustafës: Mos guxoni ta shitni asnjë pjesë të Kosovës

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Liderët e dy partive opozitare, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, gjatë një konference të përbashkët kanë bërë të qarta edhe njëherë qëndrimet ndaj marrëveshjes së Demarkacionit.

Të dy liderët u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë propozimin e Qeverisë së Kosovës për kufirin me Malin e Zi.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë shpirtra të shitur, dhe u ka bërë thirrje që të mos e shesin asnjë pjesë të Kosovës.

“Shpirtrat e shitur e të prishtë përmes votës së fshehur po provojnë ta shesin Kosovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ritheksuar se qëndrimi i AAK dhe NISMA është i qartë dhe ata do të shkojë në kuvend që të votojnë kundër pikës për demarkacionin.

Sipas tij deputetët nesër duhet që të jenë në përputhje me betimin që e kanë bërë.

Ndërkohë ata kanë thënë edhe njëherë se nuk do të jenë pjesë e protestës së nesërme jashtë Kuvendit të Kosovës./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz