back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKjo është qendra më e madhe e ëmave në Shqipëri dhe Kosovë...

Kjo është qendra më e madhe e ëmave në Shqipëri dhe Kosovë (foto)

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Që bletaria është një  mundësi e mirë për rritjen e ekonomisë familjare, dëshmi e madhe është bletaria si Qendër e Ëmave “Apimedica”, e themeluar dhe në pronësi të z. Zymer Bajraktarit, i cili këtë veprimtari e zhvillon në disa lokacione.

Bazuar në këtë, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu me bashkëpunëtorë ka vizituar këtë qendër, ku ka biseduar rreth sfidave që bletarët po ballafaqohen, nevojave dhe mundësive për përkrahje  të këtij sektori.
Me këtë rast drejtori Aliu ka thënë së Komuna e Mitrovicës është  e fokusuar në mbështetje të  sektorëve prioritar të bujqësisë, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe bletaria, me qëllim të rritjes se prodhimit  vendor dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomikë.
“Përveç zëvendësimit të prodhimeve të huaja me ato vendore, synimet tona janë që të ndërtojmë potencial edhe për  eksport dhe në këtë mënyrë të ndikojmë bashkërisht që këta sektorë të jenë mundësi për vetëpunësim dhe gjenerim të efekteve ekonomike”, u shpreh Aliu .
Ndërsa, z.Bajraktari thekson se bazuar në një vizitë të zhvilluar nga një komision profesional nga Shqipëria para ca javësh, bletaria “Apimedica” , është vlerësuar si qendra më e madhe në Kosovë dhe Shqipëri për kultivimin e ëmave, kurse sfidë për bletarët e mëdhenj janë makineritë më të sofistikuara për prodhimin e qumështit të bletëve si dhe shtimi i numrit të bletëve ëma.
Në fund pronari i bletarisë “Apimedica”, Zymer Bajraktarit, ka falënderuar interesimin e komunës për mbështetjen dhe promovimin e këtij sektori.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz