Familja 5 anëtarëshe e Agron Kuliqit nga Abria e Skenderajt është bërë me shtëpi të re falë kontributit financiar të bashkëatdhetarëve nga Zvicra.
Me iniciativën e bashkatdhetarëve Flurim Shemsedini, Bekim Berisha, Faruk Rashiti dhe Agim Prishtina dhe me përkrahjen financiare të shumë bashkatdhetarëve që punojnë dhe jetojnë në Zvicër, kësaj familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe me paaftësi për të punuar, i është siguruar strehimi.
Me rastin e dorëzimit të çelsave të shtëpisë së re për, bashkatdhetari nga Lugina e Preshevës, që punon dhe jeton në Zvicër, Flurim Shemsedini, në emër të të gjithë kontribuesve, tregoi për vullnetin e tij dhe të shumë shokëve për të ndihmuar këtë familje në nevojë. Ai spjegoi mënyrën e se si ishte inicuar ndërtimi i shtëpisë, duke falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për mirëqenien e kësaj familjeje, numri i të cilëve është rreth 250 persona. Z. Shemsedini në veçanti falenderoi bashkatdhetarin nga Gjilani Forim Selishta, i cili ka dhënë një pjesë të madhe të mjeteve financiare si dhe mobiljet e sjelluara nga Zvicra për shtëpinë e familjes Kuliqi. Falenderim të vacantë pati edhe për kompanitë që kanë siguruar në mënyrë humanitare një pjesë të paisjeve dhe inventarit tjetër për shtëpinë e re, duke përmendur kontributin kompaninë ndërtuese, kompaninë Art Dekor për kuzhinën dhe kompaninë Trocal nga Gjilani për dyert dhe dritaret e shtëpisë.
Në emër të Komunës së Skenderajt, Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu i falenderoi bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën në të gjitha periudhat. Ai pati një falenderim të posçëm për të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Kuliqi, në veçanti për inicuesit e kësaj vepre humane. Z. Salihu tha se ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm kur bashkatdhetarët kanë kontribuar në mënyrë humanitare për mirëqenien e qytetarëve të Skenderajt. Ai e theksoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimn që ka pasur Komuna e Skenderajt me donatorët.
Ndërsa Kimete Kuliqi, zonja e shtëpisë, përzemërsisht falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar financiarisht në ndërtimin e shtëpisë për familjen e saj. Ajo me lot ndër sy kujtoi kohën kur kishte jetuar në kushte shumë të vështira në mungesë të një kulmi mbi kokë për fëmijët e saj.