back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmePolicia ndalon mërgimtarin që shëtiste në Pejë me veturë me mbishkrimin “Police”...

Policia ndalon mërgimtarin që shëtiste në Pejë me veturë me mbishkrimin “Police” (Foto)

Të ngjajshme

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Kush i vë faj? Dolce do të donte Ledrin në festën e ditëlindjes së saj

Dolce, një nga banoret më të spikatura të këtij...

Albin Kurti e kall Cyryhun, flet për fitoren e tij spektakulare

Nga Agim Muhaxheri Cyryh – 13 dhjetor- Salla e madhe në...

Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Një mërgimtar i cili po qëndronte në Kosovë për pushime, është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi po bënte xhiro nëpër qytetin e Pejës, me veturën e tij në të cilën kishte mbishkrime “Police” dhe (9-1-1) RESPONSE.

Policia e Kosovës, me datën 10 gusht 2016, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, në rajonin e Pejës ka ndaluar një veture të tipit “Mercedes”, me targa të huaja, por në dyert e para anësore të të cilit gjendej mbishkrimi “POLICE” si dhe numri (9-1-1) RESPONSE, në pjesën anësore mbrapa. (bashkë me komunikatë gjeni edhe fotot e veturës).

Pas ndërmarrjes se veprimeve policore dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në pajtim me ligjin në fuqi, respektivisht sipas kodit penal të RKS-së, për procedim të rregullt sipas ligjit.

Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët apo personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe i këshillon ata që të kenë parasysh që pavarësisht se veprime të tilla mund të jenë të lejuara në shtetet nga ata vijnë, duhet të jenë të vetëdijshëm që me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duhet të respektojnë ligjet e aplikueshme që janë në fuqi, përndryshe masa ligjore do të aplikohen për çdo shkelje të raportuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz