back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionalePolicia e Skenderajt bastis një lokal, konfiskon një armë

Policia e Skenderajt bastis një lokal, konfiskon një armë

Të ngjajshme

“Me Bian s’kam qenë kështu”/ Toni hidhet në krahët e Benitës

Toni dhe Benita po kalojnë më shumë kohë së...

Bajrami thotë se qeveria në detyrë “po prodhon inflacion” përmes politikave të gabuara

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj...

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia në Skenderaj ka realizuar një urdhër kontroll në një lokal, me ç’rast urdhër kontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme.

Urdhër kontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se në lokalin i cili ndodhet në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj, personat që gjendeshin brenda posedonin armë.

Gjatë kontrollit Policia brenda hapësirave të lokalit ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë, e cila ishte hedhur në një kthinë të lokalit, ndërsa më vonë është vetëparaqitur personi i dyshuar A. H., 24 vjeçar, i cili ka pranuar se armën në fjalë e kishte në posedim, për të cilën nuk kishte leje përkatëse.

Personi i dyshuar pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’.  /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz