back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, fshati Kllodernicë po asfaltohet

Skenderaj, fshati Kllodernicë po asfaltohet

Të ngjajshme

“Me Bian s’kam qenë kështu”/ Toni hidhet në krahët e Benitës

Toni dhe Benita po kalojnë më shumë kohë së...

Bajrami thotë se qeveria në detyrë “po prodhon inflacion” përmes politikave të gabuara

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj...

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Komuna e Skenderajt po vazhdon investimet në disa projekte jetike në fshatrat e Skenderajt.

Duke përcjelluar me interesim investimet në infrastrukturë, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka mbikqyrur punimet në rrugët e lagjeve të fshatit Kllodernicë. Ai më këtë rast ka takuar një pjesë të banorëve të cilët i ka siguruar se projekte që po realizohen po monitorohen profesionalisht dhe vazhdueshëm nga institucionet kompetente dhe profesionale më qëllim të jetëgjatësisë së tyre.

Nura u shpreh i kënaqur me shkallën e realizimit të projekteve në disa fshatra, duke kërkuar intensifikimin e punimeve për të shfrytëzuar kushtet e favorshme meteorologjike, transmeton Drenica Press.

Projekti i ndërtimit dhe asfaltimit të rrugëve të lagjeve të Kllodernicës, vije pas rikonstruktimit të rrugës së fshatit që lidh Kllodernicën me Turiqecin e Runikun, projket ky që është realizuar vitin e kaluar. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz