back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeFishkëlleht Zaev në Krushevë (Video)

Fishkëlleht Zaev në Krushevë (Video)

Të ngjajshme

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët – 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Krushevë ishte edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev i cili mes tjerash tha ”Republikën që e kanë marrë në duar Maqedonisë, banda e vogël e familjes, përsëri do ta ndërtojmë sipas idealeve të Ilindenit. Së shpejti do të ketë drejtësi dhe ardhmëri. Drejtësi dhe të drejtë. Prosperitet dhe ardhmëri. Idealet janë të njëjta, vetëm armët janë ndryshuar. Dikur të parët tanë luftën për liri e kanë bërë me pushka dhe topa, ndërkaq sot arma më e fuqishme e është zëri i popullit. E dëgjuam atë zë me muaj të tëra nëpër rrugët e qyteteve të Maqedonisë”, tha kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ajo çka ra në sy ishte edhe pritja me fishkëllima e qytetarëve që ishin prezent në Krushevë për të festuar ditën e kryengritjes së Ilindenit. Qytetarët bërtisnin ”Turp, turp, ju bëni krim, turp”

Delegacioni i LSDM-së sot vendosi lule para monomentit të çlirimit në Krushevë, duke injoruar fishkëllimat./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz