back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeMatoshi: Tryeza e përbashkët për demarkacionin, për korrigjimin e gabimeve

Matoshi: Tryeza e përbashkët për demarkacionin, për korrigjimin e gabimeve

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Publicisti Halil Matoshi në një intervistë që i ka dhënë “Zërit”, ka thënë se tryeza për demarkacionin ku do të marrin pjesë përfaqësues nga pozita dhe opozita megjithëse është e vonuar do të shërbej për relaksimin e situatës.

Sipas Matoshit, kjo tryezë pritet të shërbej që të hidhet dritë mbi tërë këtë çështje.

“Gjëja e parë që më vije ndërmend është fakti se kjo tryezë është shumë e vonuar dhe nuk e kuptoj pushtetin që deri më sot nuk ka organizuar diçka të tillë. Megjithatë më mirë vonë se kurrë. Për këtë arsye mendoj se kjo tryezë do të hedhë dritë mbi tërë këtë çështje, së paku do të jetë një fakt plus për qytetarët e Kosovës mbi atë se cfarë ka ndodhur”, ka thënë Matoshi transmeton zeri.info. i cili më pas ka shtuar.

“Megjithatë nuk pres se do të përmbyset i tërë procesi por korrigjime besoj se do të ketë”, ka thënë ai.

Matoshi ka folur edhe rreth gjuhës së kryeministrit Mustafa i cili tha se profesorët të cilët po kundërshtojnë demarkacionin “janë bërë për mjek”.

Ai ka thënë se në fakt është e tërë shoqëria kosovare e cila është bërë për mjek me një qeveri të tillë që e ka pasur që nga pas lufta.

“Nuk do të doja të dëgjoja një fjalor të tillë nga kryeministri i Kosovës, aq më tepër kur ai është një qytetar akadameik. Sidoqoftë gjuha është polarizuar nga të gjitha anët dhe fatëkeqësisht populli i Kosovës, po e shohin më në fund se me cfarë njerëz kanë të bëjnë. Se kë e kanë votuar. Kjo do të duhej tu shërbente qytetarëve të Kosovës si leksion që këso njerëz agresiv dhe me fjalor agresiv të mos i votoj më”, ka thënë Matoshi.

“Problemi qëndron në faktin se një kryeministri nuk i shkon një gjuhë e tillë për shkak se e tërë shoqëria kosovare e udhëhequr nga kjo qeveri është bërë për mjek dhe jo vetëm ata që e kundërshtojnë qeverinë”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz