back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDebati për demarkacion: “Matje pulsi” apo me rekomandime jo obliguese

Debati për demarkacion: “Matje pulsi” apo me rekomandime jo obliguese

Të ngjajshme

Izraeli sulmon zyrtarë të Hamasit në Katar

Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore që...

Prokuroria: 10 persona të ndaluar për shpërthimin në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës ka...

Dy të arrestuar në Prishtinë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e...

Nuk po mundet ta harrojë, Driloni flet sërish për Sarën

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama,...

Zyrtare: Formacioni startues i Kosovës U21 kundër Spanjës

Kosova U21 sonte luan kundër Spanjës U21 në stadiumin...

Pavarësisht që për debatin lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi janë pajtuar të gjitha partitë politike, të pushtetit dhe opozitës, përfaqësuesit e partive politike janë mjaft skeptikë që ky debat do të sjellë një konsensus lidhur me këtë çështje.

Debati, i cili është ftuar nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, pritet të mbahet me 3 gusht. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se e mira e këtij debati do të jetë përpjekja e ekspertëve, e atyre që e mbështesin dhe atyre që e kundërshtojnë formën e tanishme të Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, që ta argumentojnë votimin ose mosvotimin e kësaj marrëveshjeje.

“Po besoj që do të hapet një rrugë në perspektivë e politikanëve dhe e partive politike që të kenë një mundësi shtesë për tu ulur dhe për të biseduar për këtë çështje. Por, unë jam ithtar i bisedave pa pompozitet dhe pa medie, për të rënë në tokë apo siç thotë populli, për të biseduar ‘me këmbë në tokë’ dhe jo për të biseduar duke i parë kamerat e televizionit”, ka thënë Haliti.

Por, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Driton Çaushi, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se procesi i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi është proces shkencor dhe jo politik. Sipas tij, duke pasur parasysh që tash e 12 muaj janë injoruar zërat e shkencës dhe është shtyrë përpara një marrëveshje e dëmshme për Kosovën, nuk ka vend për optimizëm se për këtë çështje do të arrihet një konsensus i partive politike.

“Nuk mund të shpresojmë shumë që ky debat do të ketë ndikim në vendim-marrje, përderisa nga e kaluara kemi mjaft raste që deputetët e pushtetit kanë votuar edhe ligje dhe çështje në të cilat nuk besojnë, por për të cilat sigurisht u është bërë presion ose për të cilat, në shkëmbim u janë bërë favore nga pushteti. Pra, ky debat, gjithashtu, mund të degradojë, nëse ky është plani. Kjo është shumë e mundshme dhe ka indikacione që debati nuk do të jetë fare cilësor, për shkak të mënyrës se si do të organizohet dhe si do të menaxhohet”, ka thënë Çaushi.

Çaushi ka shtuar se debati do t’i shërbejë qeverisë dhe partive në pushtet vetëm, siç e ka quajtur ai, si mbulesë.

“Unë mendoj se këta pushtetarë kanë një qëllim që formalisht të japin një përshtypje se po debatohet dhe se po dëgjohet zëri i opozitës dhe i ekspertëve, që në këtë mes janë më të rëndësishmit, sa për të mbuluar vendimin e tyre të padrejtë për të cilin janë duke punuar për të mbledhur votat dhe për të kaluar një marrëveshje tepër të dëmshme në vetvete për Republikën e Kosovës”, tha deputeti Çaushi.

Por, nënkryetari i Kuvendit, Haliti, nuk pret se debati do të sjellë edhe vendime.

“Do të dëshiroja që nga ky takim të ketë rekomandime për parlamentin dhe për qeverinë, por jo vendime që i obligojnë grupet parlamentare e as qeverinë”, tha Haliti.

Në anën tjetër, Imer Mushkolaj, njohës i zhvillimeve politike në vend, thotë për Radion Evropa e Lirë se është shumë skeptik që debati i paralajmëruar për 3 gusht mund ta zgjidhë problemin. Kjo, sipas tij, edhe për faktin se debati do të sjellë në fund rekomandime, të cilat nuk janë obligative për tu marrë parasysh nga ana e institucioneve.

“Pavarësisht që tryeza ose organizimi i saj po përpiqet që të bëhet si diçka e madhe dhe e rëndësishme, nuk është e tillë. Unë e konsideroj si edhe një përpjekje për të thënë se ‘formalisht organizuam edhe debat për demarkacionin’. Mbase edhe koalicioni qeveritar mund ta masë edhe pulsin se a do të mund ta dërgojë marrëveshjen në Kuvend për ratifikim. Përndryshe, nuk e shoh fare si të dobishme këtë tryezë në kuptimin praktik, respektivisht, në kuptimin e marrjes parasysh të rekomandimeve që mund të dalin nga ajo”, thotë Mushkolaj.

Sido që të jetë, ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i fundit, të cilin Bashkimi Evropian pret që Kosova ta zbatojë, para se kjo e fundit ta marrë liberalizimin e vizave. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz