back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeUrime dhe… me një vajzë!

Urime dhe… me një vajzë!

Të ngjajshme

“Me Bian s’kam qenë kështu”/ Toni hidhet në krahët e Benitës

Toni dhe Benita po kalojnë më shumë kohë së...

Bajrami thotë se qeveria në detyrë “po prodhon inflacion” përmes politikave të gabuara

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj...

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Qysh përpara lindjes së fëmijës, njerëzit nisin të bëjnë diferenca mes gjinive (me një disavantazh të dukshëm kundrejt femrës). Si mund të ‘mbrohemi’ në këto raste? Thjesht, duke përdorur gjuhën dhe shprehjet e duhura.

Më poshtë janë disa prej shprehjeve më të urryera seksiste.

Seks i dobët – Vërtet? Gratë janë më ‘të dobta’ se burrat… Hm.

Si vajzë – Që kur, për të ofenduar “atë” (mashkullin) përdoret për krahasim një vajzë?! 

Lëneshë – Term pezhorativ që përdoret për të kritikuar një zonjë single.

Histerike – Kjo shprehje fyese ndaj grave ka mbetur që prej kohës kur mendohej se uterusi (hysteron – greqisht) mund të shkaktonte atake neurotike te gratë.

Shifrat e lëvizjes drej mundësive të barabarta mes gjinive që nga viti 2015 në botë

22 % – Gratë përfaqësojnë 22 % të totalit në Parlament

24 % – Nëpunëset gra fitojnë 24 % më pak në raport me kolegët burra.

60 % – Gra analfabete në botë

1 në 3 – Pëson dhunë fizike dhe seksuale mes femrave

Në Gjermani, Zvicër dhe Britaninë e Madhe ka ndryshuar retorika në favor të grave, si për shembull, në Gjermani: Duke u shmangur përdorimi i termit “Zonjushë”, në Zvicër: është shtuar në përdorim përemri neutral “hen” (në vend të ‘han’ – ai dhe ‘hon’ – ajo).  Ndërsa, në Britani, nuk lejohet të përdoret shprehja seksiste: “Mos u bëj si vajzë”.

emmawatson

Emma Watson – Aktore dhe aktiviste për të drejtat e grave

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz