back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaKulturëMKRS-ja investon 910 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës ...

MKRS-ja investon 910 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Obiliq

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka  nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Obiliq”.

Ky projekt është një investim kapital i MKRS-së dhe vlera e tij është 920 mijë euro, ndërsa realizimi i projektit do të bëhet në periudhën 2016-2017. Në këtë projekt, MKRS-ja investon 910 mijë euro, ndërsa Komuna e Obiliqit merr përsipër të investojë 10 mijë euro.

Faza e parë e këtij projekti që lidhet me studimin e fiziblitetit, projektin ideor dhe projektin detal ka përfunduar, ndërkaq ministri Kujtim Shala dhe kryetari Xhafer Gashi u shprehën se me këtë memorandum, fillon faza e rëndësishme e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Shala u shpreh se ky investim kapital në Obiliq është në dobi të kulturës, të qytetarëve të këtij vendi dhe sidomos të atyre që do ta shfrytëzojnë këtë objekt për aktivitete kulturore.

Ndërsa kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministrin Shala për këtë investim kapital dhe u shpreh se me këtë projekt, Obiliqi realizon një nga synimet e kahershme për një shtëpi moderne të kulturës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz