back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeSelimi e quan joligjor vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij

Selimi e quan joligjor vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij

Të ngjajshme

Rashford merr lajmin e keq nga bordi i Barcelonës

Barcelona do të jetë shumë aktive në merkaton e...

Ndotja e ajrit sot jashtëzakonisht e keqe, Morina: Mund të zgjasë deri në 1 javë

Profesori Ilir Morina nga Universiteti “Haxhi Zeka” ka komentuar...

“Me Bian s’kam qenë kështu”/ Toni hidhet në krahët e Benitës

Toni dhe Benita po kalojnë më shumë kohë së...

Bajrami thotë se qeveria në detyrë “po prodhon inflacion” përmes politikave të gabuara

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj...

Një vendim i Qeverisë i marrë në mbledhjen e sotme, i pamundëson zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi të mbajë postin e koordinatorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.

Kjo vjen pasi që Qeveria miratoi projekt rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për strukturën organizative të Zyrës së Kryeministrit, e cila është e lidhur dhe me pozitën e koordinatorit të Korporatës së Sfidave të Mileniumit, në bazë të së cilës koordinatori i ardhshëm i Sfidave të Mijëvjeçarit do të jetë nga stafi civil.

Petrit Selimi, i cili gjendet në pushim, i kontaktuar nga KosovaPress është shprehur i revoltuar me vendimin qeveritar duke e quajtur te panevojshëm, të paarsyeshëm dhe joligjor.

“Stafi i Zyrës se Kryeministrit e ka ditur që pozita e përzgjedhur ka qenë ajo e koordinatorit nacional. Për këtë qëllim, ditë më parë edhe kam ofruar me shkrim dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit. Për hir të korrektësisë, Zyra e Kryeministrit së paku do të duhej të më kontaktonte sa jam ne pushim për të me treguar paraprakisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz