back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaShqiptareAmbasadori i Amerikës në Tiranë: Reformat në drejtësi, fitore për popullin shqiptar

Ambasadori i Amerikës në Tiranë: Reformat në drejtësi, fitore për popullin shqiptar

Të ngjajshme

Ronaldo e dëshiron yllin e Barcelonës tek Al Nassr

Robert Lewandowski po përballet me një sezon vendimtar te...

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Pak pas seancës, ambasadori amerikan Donald Lu ka përshëndetur, miratimin e Reformës në Drejtësi. Në faqen e ambasadës amerikane është publikuar mesazhi i tij, ku Lu e konsideron miratimin e kësaj reforme, një fitore për popullin shqiptar.

“Përkushtimi juaj”, shprehet Lu, “e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e forte”, mbyll mesazhin e tij ambasadori.

Miratimin e përshëndeti edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, delegacioni i OSBE-së si edhe eurodeputeti Knut Fleckenstain, dhe komisionari Johanes Hanh, i cili ka qenë negociatori i këtyre ditëve për të gjetur konsensus mes palëve.

Ata përgëzojnë Kuvendin për këtë që e cilësojnë arritje thelbësore dhe përparësi kyçe në rrugën e integrimit te Shqipërisë.

Po ashtu BE apelon që zbatimi i reformës të nisë menjëherë me qellim qe shqiptareve t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane.

Deklarata e plotë e ambasadorit të SHBA, Donald Lu
Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i fortë.

/ Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz