BallinaBotëShpërthim në Stamboll, 11 të vrarë dhe shumë të plagosur

Shpërthim në Stamboll, 11 të vrarë dhe shumë të plagosur

Të ngjajshme

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë në qendër të Stambollit.

Guvernatori i qytetit, Vasip Sahin, ka thënë se shtatë policë janë në mesin e të vdekurve.

Sipas raporteve, një pajisje e telekomanduar ka shpërthyer derisa një autobus i policisë ka kaluar pranë Universitetit të Stambollit.

Pamjet televizive kanë treguar autobusin e shkatërruar dhe fasadat e ndërtesave pranë të dëmtuara.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Dhuna në Turqi është përshkallëzuar muajve të fundit si rezultat i tensioneve me separatistët kurdë dhe i konfliktit në Sirinë fqinje. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz