BallinaLajmeSkenderaj, Tërnaci përkujtoi dëshmorin Mustafë Haxhiut dhe gjithë dëshmorët e fshatit

Skenderaj, Tërnaci përkujtoi dëshmorin Mustafë Haxhiut dhe gjithë dëshmorët e fshatit

Të ngjajshme

Fshati Tërnac, në 17 vjetorin e rënies përkujtoi dëshmorin Mustafë Haxhiu dhe gjithë dëshmorët e martirët e fshatit.

Më këtë rast Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në kompleksin e varrezave të Tërnacit.
Homazhe kanë bërë edhe përfaqsues të organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, bashkëluftetarë dhe familjarë të të rënëve.

Nënkryetari Nura, në emër të Komunës së Skenderajt dhe Kryetarit Sami Lushtaku ka shprehur respektin për heroizmin e Mustafë Haxhiut dhe të rënëve të Tërnacit.

Deputeti Bekim Haxhiu, para të pranishmëve ka shpalosur pjesë nga veprimtaria patriotike e dëshmorit Mustafë Haxhiu, me theks të veçantë gjatë periudhës së luftës.

Para të mbledhurve në këtë përvjetor kanë folur edhe përfaqsues të organizatave të dalur nga lufta e UÇK-së dhe përfaqsues të familjeve të të rënëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz