back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka insiston: Vetëvendosje është krijuar nga SHIK-u (Video)

Milaim Zeka insiston: Vetëvendosje është krijuar nga SHIK-u (Video)

Të ngjajshme

Shëndetësia publike: 1 mijë specialistë do të mbeten pa punë?

Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv është profili që...

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Sasa – Dolces: Të doli fytyra e vërtetë kush je

Sasa i ka reaguar ashpër Dolces për sjelljen e...

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Një tërmet i lehtë 3.1 shkallë ka goditur Kosovën...

Kosova dhe Shqipëria de facto udhëhiqen nga ambasadat e huaja, Ky është opinion që ka dhënë gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste në Oktapodin e Turjan Hyskajt, në Vizion Plus.

Sipas tij, si në Shqipëri dhe në Kosovë, janë ndërkombëtarët që vendosin për gjëra të rëndësishme, ndërsa shqiptarët bëjnë vetëm zhurmaxhiun.

Zeka i ka qëndruar deklaratave se Vetëvendosja është krijuar nga Shërbimi Informativ i Kosovës, duke shtuar se brenda kësaj force politike ka element ekstremistë të lidhur me ISIS-in.

Ai e konsideron anarki atë që po ndodh këto kohë në Kosovë, duke deklaruar se pas vënies në funksion të Gjykatës Speciale, do të ketë arrestime politike në Prishtinë.

Për të, Kosova do të mbajë zgjedhje pranverën e vitit të ardhshëm, ku do të dalin më në pah koalicione që janë ende në prapaskenë, si ai i Ramush Haradinajt me Shpend Ahmetin, apo afrimin e Haradinajt me Kadri Veselin.

Sa i përket politikës në Shqipëri, Zeka tregohet i ashpër në gjuhën e përdorur, duke deklaruar se Rama nuk ka bërë asgjë gjatë tri viteve të qeverisjes së tij. Ai zbuloi edhe një detaj të një interviste që i ka marrë Ramës, disa muaj para zgjedhjeve të 2013-ës, duke rrëfyer se e ka pyetur nëse “do të kishte b… të arrestonte Berishën”. Sipas tij, Rama nuk i dha përgjigje për këtë.

Zeka konsideron Sali Berishën si “nona i krimit”, si edhe kritikoi kreun e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, që quajti hipokritë ambasadorët e huaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz