BallinaLajmeBruksel, u mbajt takimi i grupit punues për telekom

Bruksel, u mbajt takimi i grupit punues për telekom

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Dje u mbajt takimi i raundit të radhës i dialogut për çështjet e telekomit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në takime bilaterale me ndërmjetësit e BE-së diskutoi mbi çështjen e zhbllokimit të kodit telefonik për Kosovën, duke theksuar se Serbia po e shkelë marrëveshjen për telekomin sipas të cilës Kosova para disa muajsh është dashur ta merr kodin telefonik nga ITU.

Ministrja Tahiri edhe me ketë rast konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese të marrëveshjes për kodin telefonik me kohë dhe cilësi, mirëpo zvarritjet janë bërë nga ana e Serbisë dhe se deri më tani Serbia nuk ka treguar vullnet politik për t’i kryer obligimet zbatuese. Ajo kërkoi nga Bashkimi Evropian që të rritë përpjekjet për ta zhbllokuar çështjen dhe se Kosova sa më parë ta marr kodin nga ITU-ja, si dhe potencoi duke marr parasysh që çështja e telekomit është mbi pesë vjet në tryezën e bisedimeve, tregon qartë mos gatishmërinë e Serbisë për marrëveshjen e telekomit dhe si duket vetëm një ndërhyrje e fuqishme e BE-së mund të bëjë që kjo marrëveshje të zbatohet.

Takimet u zhvilluan gjatë gjithës ditës, kryesisht në format bilateral. Në bazë të diskutimeve të zhvilluara dypalëshe, ndërmjetësi i BE-së, Nicholas Cendrowicz vlerësoi se bisedimet e zhvilluara kanë krijuar hapësirë për vazhdimin e takimit që pritet të ndodh javën tjetër.

Delegacioni për çështjen e telekomit kryesohej nga ministrja Tahiri dhe në përbërje ishin edhe Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin dhe këshilltar i ministres Tahiri, Kreshnik Gashi, kryetar i bordit të ARKEP-it, Ilir Imeri, shef i Departamentit të Komunikimeve Elektronike në ARKEP, Visar Halimi, shef i Departamentit për Menaxhimin e Frekuencave në ARKEP, Elona Cecelia, këshilltar politike e ministres Tahiri dhe Haxhi Bajraktari, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz