back to top
Saturday, August 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasReagon Iniciativa Qytetare për Drenasin, mos bëni mekate me bujqit

Reagon Iniciativa Qytetare për Drenasin, mos bëni mekate me bujqit

Të ngjajshme

Iniciativa Qytetare për Drenasin ka reaguar siç thonë ata për keqpërdorimet që po bëhen në Ministrinë e Bujqësisë me rastin e subvencioneve.

Ministria e Bujqësisë dhe subvencionet Iniciativa Qytetare për Drenasin përmes kësaj komunikate për publikun ndjehet thellë e shqetësuar me qarkullimin në media të lajmeve dhe plasimin e informatave që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e Ministrisë së Bujqësisë lidhur me subvencionet për fermerë. Rrethanat në të cilat po kalon Kosova kur të gjithë janë të fokusuar në temat e mirënjohura, disa dikastere po e shfrytëzojnë edhe këtë vakum institucional në mënyrat më të liga në dëm të shtetit.Se keqpërdorimet,korrupsioni,krimi i organizuar nuk kanë të ndalur shihet qartë nga plasimi i dosjeve në media për abuzimin me fondet e shtetit për kinse subvencionimin e Bujqësisë.Iniciativa Qytetare për Drenasin vazhdimisht ka ngritur tema të cilat kanë qenë shqetësim i qytetarëve andaj edhe kjo qështje është shumë e ndjeshme. Këtu shihet se sa larg institucineve qëndron qytetari i drejt dhe më meritori.Këtu u bënë bashkë njerëz të caktuar në institucione që qëllim kanë vetëm sjelljen e dobisë pasurore vehtes duke dëmtuar seriozisht çdo qytetar të ndershëm dhe ekonomitë familjare të tyre.Thirrjet e Institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik, kundër korrupsionit janë vetëm fraza politike që shkojnë vetëm në dëm të popullit të Kosovës, dëmtojnë ekonomitë familjare dhe ekonominë shtetërore. Iniciativa Qytetare për Drenasin bënë thirrje organeve të rendit ,institucioneve përgjegjëse që sa më parë të hetojë të gjitha subvencionet që janë dhënë nga të gjitha institucionet lokale e qendrore e përkatësisht nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2010 e deri me sot.Miliona euro të cilat janë dhënë si subvencione nga Institucionet kanë përfunduar tek ata që nuk ishin fermerë kurrë,tek ata që më të vërtetë donin të punonin por që ishin të zënë peng (kushtëzuar) nga krerët institucional që nuk mund të përfitonin subvencionin pa ju paguar shuma të majme (ryshfetin) atyre.Pasojat e një qeverisje të korruptuar po i mbajnë mbi supe fermerët e vertetë të cilët janë diskriminuar dhe janë lënë anash nga ministria përkatëse.Pista e hetimeve duhet të zgjerohet edhe ne sektorë tjerë të Bujqësisë sidomos në investimet që janë bërë në ndërtimin e objekteve për zhvillimin e veprimtarisë për fermerë. Shumë nga këto objekte dalëngadalë po mbesin të zbrazëta pasi një pjesë e tyre ju dha atyre që nuk kishin as kushtet minimale për të ushtruar këtë veprimari.E vetmja gjë që i bashkoi dhënësit dhe përfituesit e subvencionit ishte korrupsioni dhe krimi i organizuar institucional.Iniciativa Qytetare Për Drenasin-IQD shpreson se institucionet do të veprojnë tani pasi ekonomia e Kosovës po kalon ditë të vështira.Iniciativa Qytetare do të ndihmojë institucionet me të gjitha format e mundshme që kontribuojnë në zbardhjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të atyre që manipulojnë më mjetet e qytetarëve duke u kriminalizuar dhe korruptuar e vehtes dhe familjeve të tyre tu sjellin dobi pasurore të paligjshme. Zyra për Informim -IQD Drenas./drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit